Veseli dhe Mustafa, në takime intensive për Demarkacionin

Autori: Gazeta inFokus
13:30 | 02 May 2017
Kreu i Qeverisë, Isa Mustafa pak para dërgimit të Demarkacionit në Kuvend ka shpeshtuar takimet me partnerët e koalicionit qeverisës. Një i tillë është mbajtur javën që shkoi, e tjetri pritet të mbahet para të premtes, kur edhe partnerët PDK-LDK pritet të vendosin përfundimisht për fatin e Qeverisë Mustafa.
Mustafa gjatë javës së kaluar ka zhvilluar një takim joformal në zyrën e kryetarit të Kuvendit njëkohësisht liderit të PDK’së, Kadri Veseli.
Kjo është bërë e ditur nga vet shefja e kabinetit Mustafa, Vlora Dumoshi. Mirëpo, ajo të martën për Express ka deklaruar se takimet e tilla janë të zakonshme për drejtuesit e koalicionit.
“Ka pasur takime të rregullta”, ka thënë Dumoshi.
Ndërkohë që pyetur se a janë diskutuar çështja e demarkacionit apo shkuarja në zgjedhje, shefja e kabinetit Mustafa ka deklaruar se nuk ka pasur tema specifike.
“Në këto takime nuk ka pasur tema specifike, kanë qenë takime në baza ditore, të cilat vazhdimisht zhvillohen mes partnerëve të koalicionit”, është shprehur ajo.
E ndërkohë, Gazeta Express, nga burime të saja brenda koalicionit qeverisës merr vesh se Mustafa e Veseli do të takohen sërish para dërgimit të Demarkacionit në Kuvend.
Kjo gjë pritet të ndodhë brenda dy ditëve të ardhme. Ndërkohë që sipas po të njëjtave burime gjatë ditës së premte të kësaj jave koalicioni qeverisës do të dal me deklaratë të përbashkët përmes së cilës do të bëhet e ditur për të ardhmen e Qeverisë.
Ndërkohë që Qeveria Mustafa ka paraljmëruar që gjatë kësaj jave do ta procedojë në Kuvend Demarkacionin me Malin e Zi. Nga ana tjetër, zyrtarë të partive politike opozitare thonë se do ta kundërshtojnë atë dhe nuk do të lejojnë që ajo të miratohet me pretendimin se Kosova me këtë marrëveshje humb rreth 8 mijë hektarë tokë të territorit të saj.
Ratifikimi i marrëveshjes, ishte tërhequr nga votimi në Kuvendin e Kosovës më 1 shtator të vitit të kaluar, pas tensionimit të gjendjes së sigurisë dhe mungesës së votave për ratifikim.
Tani pritet që për herë të dytë, koalicioni qeverisës të provojë ratifikimin e kësaj marrëveshje, për të cilën nevojiten 80 vota të deputetëve. Procedimin sa më të shpejtë të demarkacionit në Kuvend e ka kërkuar së fundi edhe zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Yee, i cili ka gjasa se mund të vijë në Kosovë gjatë javës së ardhshme.

Të tjera
-
Rasti i Iran Badallit/ Avokatët mbrojtës kërkojnë përjashtimin e prokurorit të rastit
Një shpërthim i rëndë ka ndodhur në janarin e vitit 2020 në Zhur të Prizrenit...
-
Stuhi e fuqishme në Suboticë, aksidentohen 14 automjete
Një përplasje e rëndë zinxhirore me 14 automjete ka ndodhur sot në Serbi, gje...
-
Kapen me 10 kilogramë në taksi, arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Greqi
Dy vëllezër shqiptarë, 29 dhe 34 vjeç janë arrestuar nga policia greke me aku...
-
Mbetjet mortore në Pogragjë të Gjilanit: Po ekzaminohen nëse i takojnë luftës së fundit
Disa mbetje mortore janë gjetur gjatë së hënës në fshatin Pogragjë të Gjilani...
-
I riu mbytet duke ngrënë picë, e gjithë skena në sy të prindërve
Një i ri u mbyt me një copë picë ndërsa ishte duke ngrënë drekë. Tragjedi...
-
Çfarë po ndodhë? Bien faqet e të gjitha komunave në Kosovë
Të gjitha web faqet e komunave të Kosovës janë jashtë funksionit. Vetëm aj...
-
KEDS me njoftim, në këto qytete do të ketë punime në rrjet
29.03.2023 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1....
-
“Nike” padit kosovarin, ja çfarë dënimi mund të marrë
Në Gjykatën Komerciale- Departamenti Ekonomik, të hënën është mbajtur seanca,...
-
Hoti për të pagjeturit: Ndërkombëtarët duhet ta kushtëzojnë Serbinë për hapjen e arkivave
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti ka kërkua...
-
Policia greke parandalon një sulm terrorist
Policia dhe Shërbimi inteligjent grek e kanë parandaluar një sulm terrorist. ...
-
Kurti: Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s mundëson që Kosova të sigurojë të ardhme drejt anëtarësimit në Aleancë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Ekipi Këshillues dhe Ndë...
-
Krasniqi nga Izbica fton qytetarët në marshin e drejtësisë dhe mbështetjes me ish-krerët UÇK-së
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në ...