Lajme

Veseli: Deputetëve t’u hiqen mëditjet

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 27 April 2018

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar pas dështimit të votimit të rezolutës për personat e pagjetur, shkruan Infokusi.com.

Veseli ka thënë se deputetëve që nënshkruan e nuk qëndruan në sallë duhet ti ndalen mëditjet.

Sipas tij në momentin e votimit të pranishëm në sallë ishin vetëm 56 deputetë ndërsa në listën e të nënshkruarve figuronin mbi 90 deputetët.

-Advertisement-

Sot gjatë ditës Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë për votimin e rezolutës për personat e pagjetur.

Por edhe pas disa orësh debat kjo rezolutë nuk arriti të miratohej pasi nuk kishte kuorum të mjaftueshëm.

Votimi i kësaj rezolutë u shty për 3 maj , kur është planifikuar të mbahet seanca plenare e radhës./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera