Lajme

Veseli: Demarkacioni në Kuvend pas 10 ditësh nëse nuk votohet sot

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 23 February 2018

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të votohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, transmeton Infokusi.com.

Kryetari i Kuvendit të Kosovë, Kadri Veseli u ka bërë me dije deputetë që nëse sot nuk kalon demarkacioni, ajo mund të kthehet në Kuvend vetëm pas 10 ditësh.

“Nëse demarkacioni nuk kalon sot me 2/3 e deputetëve prezentë, Kuvendi nuk ka drejtë 10 ditë ta riktheje këtë çështje në seancë”, ka thënë Veseli.

-Advertisement-

Veselit të mërkurën është shprehur i bindur se demarkacioni do të merr votat e mjaftueshme që të ratifikohet ndërsa ka thënë se pas kësaj, Kosova do të merre liberalizimin e vizave brenda muajsh./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera