Lajme

Veseli: Demaçi do të mbetet nder i kombit

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 27 July 2018

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në seancën komemoratike për Adem Demaçin ka thënë se Demaçi ishte dhe do të mbetet nder i kombit, shkruan gazeta inFokus.

“Adem Demaqi ishte nder i kombit dhe i tillë do të mbetët për jetë e mot. Ai nuk kërkoj asgjë për vete, për të  liria e Kosovës ishte nderimi më i madh”, ka  thënë ai.

Veseli ka falënderuar gjithashtu Demaçin për çdo gjë që ai bëri për atdheun.

-Advertisement-

“Faleminderit për gjithçka që bërë për atdheun, fëmijët tanë do të rriten duke mësuar për ty ndërsa kujtimi për ty do të jetoj përgjithmonë ashtu siç ti ia kushtove tërë jetën Kosovës.

Adem Demaçi ndërroj jetë të enjten ndërsa varrimi i toj do të bëhet të shtunën me ceremonitë më të larta shtetërore do të bëhet varrimi i tij.

Të shtunën, në orën 09:00, Garda e Nderit do ta sjellë arkivolin në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku menjëherë nga ora 09:00 do të fillojë edhe Ceremonia Komemorative. Në ceremoni do të mbajnë fjalë rasti liderët e institucioneve të Kosovës dhe ata që janë të pranishëm nga rajoni.

Në orën 11:00, kortezhi i përmortshëm do të niset nga salla “1 Tetori” dhe prej aty do të lëvizë nëpër rrugët “Bill Clinton”, “Xhorxh Bush”, sheshi “Zahir Pajaziti”, sheshi “Nëna Terezë”, sheshi “Ibrahim Rugova”, rruga “Agim Ramadani”, rruga “Rrustem Statovci”, rruga “Isa Kastrati” deri tek Varrezat e Dëshmorëve, ku do të varroset kolosi Adem Demaçi./inFokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera