Lajme

Veseli i bindur, demarkacioni kryhet sot

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 21 March 2018

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, u shpreh i bindur se ka ardhur momenti që të përfundohet drama, duke u votuar demarkacioni.

Këto i tha në një takim me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, shkruan Infokusi.

“Kemi sakrifikuar shumë si vend, nuk do të lejojmë që për ego të askujt ky mund i joni të shkojë huq. Sot do ta përfundojmë ratifikimin e kufirit me shtetin mik, Malin e Zi”, tha ai.

-Advertisement-

Edhe Shefja e BE-së Nataliya Apostolova, tha se sot është ditë e rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj, pasi ka gjasë që të zgjidhet çështja e demarkacionit.

“Kjo është një nga dy kriteret dhe thërras politikanët që të mos i mbajnë qytetarët e tyre të izoluar drejt integrimit në BE”, tha ajo. /INFOKUSI.COM/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera