PDK-AAK-NISMA

Veseli: Azem Bejta u ka dhënë përparësi grave, pse mos t’ju japim ne (Video)

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 27 May 2017

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në prezantimin e tij para qytetarëve të Skenderajt ka thënë se programi i subjektit të tij partiak, ”Fillimi i Ri”, do të jetë përkrahës i bizneseve.

”Ne do të vazhdojmë bashkërisht, se jemi PDK e Kosovës jemi partia më e vendosur e më vizionare në Kosovë. Duke qenë partia më e madhe në vend, kemi dëshmuar se jemi të gatshëm. Ky është suksesi i republikës sonë, duke iu falënderuar PDK-së që me udhëheqje vizionare e ka ndërruar Kosovën pozitivisht”, ka thënë ai. ”Për të pasur kuptim kjo liri, duhet të kemi edhe zhvillim ekonomik. ‘Fillimi i Ri’ do të jetë tërësisht përkrah bizneseve. Imagjinoni një përkrahje e cila është adekuate. Vetëm një vend pune nëse e krijojmë, krijojmë edhe 60 mijë vende pune”, transmeton Klan Kosova.

”Nuk mund të ecë përpara Kosova pa përfaqësimin e gruas. Azem Bejta u ka dhënë përparësi grave e pse ne të mos u japim grave përparësi. Pas 11 qershorit nuk do të ketë doktor që do të mbesin të papunë, ju premtoj. Në vend që të japim 100 milionë euro vetëm në Maqedoni, pse mos t’ua japim mjekëve tanë. 25 për qind do t’ju rriten pagat e pensionistëve kontributdhënës e atyre që s’janë kontributdhënës. Jemi bërë bashkë me Ramush Haradinaj, për një Kosovë perëndimore, Kosovë të denjë për qytetarin e Kosovës. Nuk jemi bërë bashkë kundër askujt”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera