Rozë

Vesa Vllasaliu: Për çdo postim në rrjete sociale, së pari e pyes babain tim

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 10 September 2024

Vesa Vllasaliu është një personazh tejet i komentuar në veçanti për jetën e saj private e të cilën ajo e pati zbuluar në detaje me pjesëmarrjen në Big Brother.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”.

Ajo ri-përsëriti relacionin e ngushtë që ka me familjen e saj dhe për respektin që ka ndaj babait të saj.

-Advertisement-

Vesa, gjatë intervistës potencoi se e sheh të arsyeshme që ta pyes babanë e saj përpara se të publikojë ndonjë fotografi në rrjete sociale.

“Unë e pyes babin për çdo gjë. Edhe për fotografitë që unë i postoj. Njëherë shkoj e pyes babin se a është në rregull me e postu. Sepse, [më falni në shprehje] por nuk ‘du’ me ia marrë fytyrën babit ‘tem’ për një fotografi”, deklaroi ajo.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera