Lajme

Vërshohen shtëpi banimi në Fushë Kosovë dhe disa në rajonin e Pejës

Autori: Gazeta inFokus 07:50 | 27 January 2021

Reshjet e shiut dhe borës që po bien gjatë këtyre ditëve kanë shkaktuar vërshime në disa zona të Kosovës.

Nga këto reshje vërshuan disa shtëpi banimi e disa lumenjë kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar vërshime lokale. Kështu ka bërë të ditur përgjegjësi për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Marrëdhënie me Publikun në Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave, Nehat Koqinaj.

Koqinaj nëpërmjet një komunikate për media ka treguar se mbrëmjen e së martës janë vërshuar dy shtëpi banimi në fshatin Kozimin të Fushë Kosovës dhe disa shtëpi në fshatin Grebnin e Dresnik të Pejës. megjithatë ai thotë se rajone të tjera situata paraqitet e qetë.

-Advertisement-

“Nga rrjeti i QOE 112 të AME në orët e mbrëmjes të dt. 26.01 paraqitet e qetë në gjitha rajonet e Kosovës, përveç Fushë Kosovës ku janë vërshuar dy shtëpi ne në fshatin Kozmin janë vërshuar dy shtëpi banimin ,dhe në Rajonin e Pejës fshati Grevnik dhe fshati Dresnik janë vërshuar nga të reshurat e shiut dhe borës me ndihmën e SHZSH-ës për momentin situatë paraqitet e qetë”, thuhet në komunikatën e Koqinaj.

Situata e ngjashme do të paraqitet edhe ditëve në vijim.

“Deri sot pas dite nivelet neper disa prej lumenjve kryesore te Kosovës kanë pasur rritje deri në kuotat maksimale, ku disa prej tyre ne segmente te ndryshme kanë dalur prej shtratit dhe kanë shkaktuar vërshime lokale. Pasdite tendencat e niveleve dhe prurjeve janë në rënie. Kështu do te vazhdoj edhe gjatë orëve ne vazhdim”, thuhet në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera