Vërshimet shkatërruan shtëpinë e familjes 11-anëtarëshe

Autori: Gazeta inFokus
23:45 | 28 January 2023
Vërshimet në fshatin Tushillë të Skenderajt kanë shkaktuar dëme të mëdha. Shtëpia e familjes 11-anëtarëshe është rrënuar krejtësisht.
Kryefamiljari, Jetullah Imeri ka rrëfyer për vështirësitë që kanë hasur në përballje me vërshimet, teksa thotë se nuk është në gjendje të mirë psikike.
Gjësendet e familjes Imeri janë ende në oborrin e shtëpisë.
Pavarësisht se ka kaluar një javë nga vërshimet, shtëpia dy-katëshe e familjes 11-anëtarëshe nga Tushillë i Skenderajt tashmë është rrënuar krejtësisht, raporton tëvë1.
Kryefamiljari, Jetullah Imeri thotë se ende nuk e ka marrë vetën pas dëmeve që iu janë shkaktuar, teksa falënderon Komunën dhe qytetarët për ndihmën e ofruar.
Duke rrëfyer momentin kur janë përballur me vërshime, ai tregon edhe vështirësitë që kanë përjetuar derisa kanë dal nga shtëpia.
Imeri tregon se dëmet janë të konsiderueshme nga këto vërshime dhe se duhet kohë e gjatë për riparimin e tyre.
Dëmtime ka pasur edhe në shtëpi tjera por edhe në infrastrukturën e fshatit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Të tjera
-
Pranohen disa prova që u përdorën gjatë dëshmisë së ekspertit mjeko-ligjor Clarke, në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe J...
-
Shërbimi Korrektues i Kosovës nesër prezanton përmes një aktiviteti punën e të burgosurave
Gjatë ditës së nesërme Shërbimi Korrektues i Kosovës do të orgazniojë një akt...
-
Me rastin e Kurban Bajramit, Tërnava mban konferencë për media
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava gjatë d...
-
Moment i sikletshëm për Kurtin në Gjilan, për pak sa nuk rrëzohet nga shkallët
Gjatë një vizite në Gjilan, ku mori pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Qend...
-
Supremja rrëzon kërkesën e Përparim Ramës, vendosë: Rregullorja për menaxhimin e mbeturinave mbetet në fuqi, faturat duhet të paguhen në “Pastrimi”
Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka refuzuar si të pabazua...
-
Mbesa i kushton këngë gjyshit të saj dëshmor – “Gjyshit tim” nga Arsa Alija
Arsa Alija, mbesa e dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Muhame...
-
Oda Ekonomike Amerikane: Liberalizimi i tregut të energjisë tashmë po shkakton dëmet e saj
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka përsëritur shqetësimin e saj përkitazi m...
-
VV zyrtarizon kandidaturën e Alban Hysenit për një mandat të dytë në Gjilan
Alban Hyseni do të garojë përsëri për të parin e Gjilanit për një mandat të d...
-
Osmani takon ambasadorët e Holandës, Finlandës dhe Suedisë – moskonstituimi i Kuvendit, pjesë e diskutimeve
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadoren e Holandës...
-
Haradinaj nominon Ajet Avdylin kandidat për kryetar të komunës së Artanës
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur sot nominimin e Ajet...
-
Rutte: Duhet ta bëjmë NATO-n më të fortë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Ministrat e Mb...
-
PE miraton raportin për Shqipërinë: Zgjedhjet konkurruese, por u përdor shteti
Parlamenti Europian ka miratuar raportin për Shqipërinë. Në mbledhjen e Komis...