Lajme

Vërshimet shkaktojnë dëme të mëdha në fshatin Drenovc të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 16 June 2023

Të reshurat e dendura të shiut në ditët e fundit kanë shkaktuar vërshime në disa vende të Kosovës.

Sasia e madhe e shiut dhe vërshimet e shkaktuara nuk kursyen as Komunën e Prishtinës, përkatësisht fshatin Drenovc.

Në disa pamje të siguruara nga Gazeta Infokus, shihet se vërshimet kanë bërë dëme të mëdha.

-Advertisement-

Gjithashtu, në këtë fshat janë shkaktuar dëme edhe në kulturat bujqësore.

Kujtojmë se përveç në Komunën e Prishtinës, dëme nga vërshimet janë shkaktuar edhe në Vushtrri./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera