Vërshimet në qytetin e Pejës, nga Komuna tregojnë zonat me gjendjen më të rënduar

Autori: Gazeta inFokus
22:44 | 24 June 2023
Moti i ligë me stuhi dhe shi të rrëmbyeshëm që ka përfshirë Pejën të shtunën, ka vështirësuar qarkullimin në rrugët e këtij qyteti.
Megjithatë, nga komuna në një prononcim për Telegrafin kanë deklaruar se rrugët janë të kalueshme.
“Rrugët janë të kalueshme, por sigurisht me vështirësi”, ka thënë zëdhënësi i Komunës së Pejës, Faik Zekaj.
Ai tutje ka bërë të ditur se zonat me gjendjen më të rënduar janë qendra e qytetit, rruga “7 shtatori” si dhe pjesa afër stacionit të trenit.
“Pjesa e qendrës është në gjendje më të rëndë, rruga ‘7 shtatori’ si dhe te stacioni trenit. Sigurisht ka edhe lagje të tjera, por këto kemi arritur që t’i shohim pasi jemi në terren bashkë me kryetarin. Shiu është aq i madh se që nuk po kemi mundësi as të intervenojmë”.
I pyetur nëse kanë marrë kërkesa nga qytetarët për t’iu dalë në ndihmë, Zekaj ka thënë se nuk kanë pasur rast të tillë, por vetëm kanë pranuar ankesa se uji ka depërtuar në podrumet e vendbanimeve.
“Nuk kemi marrë kërkesa nga qytetarët për t’iu dalë në ndihmë, por disa janë ankuar se rrugët janë mbushur me ujë dhe uji ha hyrë në podrume, por kjo është e kuptueshme sepse ka sasi shumë të madhe të ujit. Nuk kam parë asnjëherë kurrë sasi kaq të madhe të uji në qytet”.
Zëdhënësi i komunës ka apeluar te qytetarët që të mos dalin në rrugë “për shkak të kureshtjes, por vetëm nëse kanë punë të rëndësishme pasi vetëm krijojnë vështirësi në komunikacion”.
Ai gjithashtu ka thënë se për momentin nuk kanë informata nëse ndonjë objekt është më i rrezikuar, por ka shtuar se ekipet dhe zjarrfikësit janë në terren.

Të tjera
-
Ish-kryediplomati shqiptar, Paskal Milo: Çështja e Kosovës unifikoi faktorin shqiptar
Ish-Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, ka theksuar rëndësinë histo...
-
Rrokaqielli përfshihet nga zjarr i fuqishëm – evakuohen 400 persona në Dubai
Një zjarr masiv përfshiu një rrokaqiell në Dubai, duke detyruar autoritetet t...
-
Haradinaj për heroin Asllan Fazliu: Ishte ndër burrat e parë që u vu në shërbim të luftës për liri
Në sheshin qendror të Drenasit, sot u përurua përmendorja e heroit Asllan Faz...
-
Forca Ajrore e Izraelit: Avionët janë gati të rifillojnë sulmet ndaj objektivave në Teheran
Ushtria izraelite ka deklaruar se është gati të rifillojë sulmet ndaj objekti...
-
Irani: Do të përdorim 2,000 raketa kundër Izraelit
Ushtria iraniane tha se do të përdorë 2,000 raketa në sulmet e saj të ardhshm...
-
Dy raketa lëshohen nga Gaza drejt Izraelit
Dy raketa u lëshuan nga Gaza drejt Izraelit të shtunën në mëngjes. Siç raport...
-
Foshnja tre-muajshe nxirret e gjallë nga rrënojat pas sulmit iranian në Izrael
Një foshnjë tre-muajshe ishte midis atyre që u shpëtuan nga rrënojat pasi sul...
-
Përurohet shtatorja e heroit Asllan Fazliu
Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Drenasit, është përuruar sot sh...
-
E vërteta e fotografisë që ‘trazoi’ rrjetin, personi i ngjashëm me Ibrahim Rugovën
Adnan Merovci, bashkëpunëtori shumëvjeçar i Presidentit historik Ibrahim Rugo...
-
Izraeli do të rifillojë sulmet ajrore ndaj Teheranit
Ushtria izraelite është gati të rifillojë sulmet ndaj objektivave në kryeqyte...
-
Pozhari për policin serb: S’mundesh me qenë shtetas i Kosovës dhe me punu në institucione të sigurisë së Serbisë
Analisti, Xhevdet Pozhari ka reaguar për heqjen e nënshtetësisë së Kosovës pë...
-
Papa Leo XIV bën apel për paqe mes Izraelit dhe Iranit: Situata është përkeqësuar seriozisht
Në fund të audiencës së Jubileut, Papa Leo XIV bëri një apel për paqe, duke s...