Lajme

Vërshimet në Mitrovicë, Hamza: Si komunë, do të ndajmë gjysmë milion euro për dëmet

Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 26 January 2023

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, do të ndajë gjysmë milion euro për t’i rikuperuar dëmet e shkaktuara nga vërshimet, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se kjo po bëhet për të qenë më afër qytetarëve të kësaj komune.

“Duke qenë çdo ditë afër jush dhe duke parë gjendjen dhe dëmet e shkaktuara nga vërshimet, në procedurë ligjore dhe institucionale, Komuna e Mitrovicës do të ndajë gjysmë milionë euro për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në qytetin tone”, ka njoftuar ai në Facebook.

-Advertisement-

Tutje, Hamza bëri thirrje që kushdo tjetër që dëshiron të ndihmojë, të lajmërohen te adresa e komunës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera