Lajme

Vërshimet dëmtojnë rrugën në Meqe të Gjakovës

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 17 September 2022

Vërshimet e fundit si pasojë e shirave në komunën e Gjakovës kanë shkaktuar edhe dëme në infrastrukturën rrugore.

Si pasojë e kësaj një pjesë e rrugës së asfaltuar në fshatin Meqe është shembur dhe është krijuar një gropë e madhe.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës dhe pjesëmarrësit në trafik apelohen për kujdes të shtuar, shkruan Express.

-Advertisement-

Ndryshe, si pasojë e vërshimeve të fundit në Gjakovë e Rahovec janë shkaktuar dëme materiale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera