Lajme

Vërshim ankesash në rrjetet sociale, por pak qytetarë marrin pjesë në protestën kundër reduktimeve

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 27 December 2021

Një pjesëmarrje e ulët është vërejtur në protestën kundër reduktimeve të energjisë elektrike përballë KEDS-it.

Ani pse ankesa të shumta nga qytetarët janë bërë ditëve të fundit sa i përket reduktimeve, e jo të rralla kanë qenë rastet kur qytetarët edhe kanë eskaluar në sharje e fyerje si pasojë e reduktimeve shumë orëshe.

Mirëpo një gjë e tillë nuk u vërejt edhe në protestën e organizuar sot për ti kthyer KEDS-in Kosovës, kur ndër të tjera kërkohej edhe dorëheqja e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanollit.

Një numër i vogël i njerëzve morën pjesë në këtë protestë, dhe e kalonte fare pak numrin e policëve e të gazetarëve që ishin aty për të përcjellë protestën./Gazeta Infokus/

Të tjera