Sport

Verratti nuk shkon në Barcelonë

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 18 October 2019

Menaxheri i mesfushorit italian, Mino Raiola e ka “trembur” Barcelonën duke insistuar se futbollisti do të qëndrojë në Paris Saint-Germain, me të cilin ka kontratë edhe dy vjet

Marco Verratti nuk do të lëvizë nga Paris Saint-Germaini.

Mesfushori italian është bërë objektiv i Barcelonës, por menaxheri i tij, Mino Raiola e ka “trembur” gjigantin katalunas, të cilit ia ka bërë me dije se Verratti nuk do të largohet nga kryeqyteti francez.

-Advertisement-

Mesfushori italian ka kontratë edhe dy vjet në “Parc des Princes”, por gjiganti katalunas pritet t’i ofrojë 65 milionë euro plus Ivan Rakiticin për t’i siguruar shërbimet e tij, shkruan “Don Balon”.

Verratti ka shënuar dy gola në shtatë ndeshje në Ligue 1 me PSG-në këtë sezon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera