Sport

Verrati i jep një goditje të fortë Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 20 March 2018

Shanset e Barcelonës për të transferuar yllin e Paris Saint-Germain, Marco Verratti, kanë marrë një goditje të rëndë, pasi italiani thotë se po qëndron te skuadra franceze, shkruan infokusi.

Marco Verratti ka hedhur poshtë sugjerimet e agjentit Mino Raiola për të siguruar shërbimet e tij në Barcelonë dhe është i bindur se do të qëndrojë në Paris Saint-Germain sezonin e ardhshëm.

Verratti ka qenë i lidhur me Barcelonën për disa vite, duke u vlersuar si një nga mesfushorët më të talentuar të Evropës.

-Advertisement-

Pas eliminimit të PSG në Ligën e Kampionëve, raportet në Francë pohuan se Verratti kishte udhëzuar Raiolën që ta siguronte një lëvizje, me Barçën që ishte destinacioni i preferuar i tij.

Por 25-vjeçari ka mbyllur  thashëthëmet e tilla, i bindur se ai nuk do të kërkojë një lëvizje nga Parc des Princes.

Duke folur për Gazzetta dello Sport, Verratti tha: Kam lexuar se Raiola më ka ofruar në Barcelonë – është e pavërtet.

“Kam biseduar me menaxherët e mi, ata e dinë atë që unë e dëshiroj, gjërat janë të qarta, unë kam vendosur të qëndroj në PSG”, ka deklaruar Marco Verratti. /infokusi.com

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera