Lajme

Vermicë: U kapën duke transportuar shtetas afganë, arrestohen dy persona

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 29 March 2022

Dy persona janë arrestuar të hënë në fshatin Vermicë, kjo pasi ata dyshohen se kanë kryer veprën “Kontrabandim me migrant”, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se në veturën e tyre janë hasur katër shtetas nga Afganistani.

Gjithashtu, është bërë e ditur se vetura është konfiskuar.

-Advertisement-

Ndërkaq, dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Vetura është konfiskuar ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera