Lajme

Veriu në rrezik, deputetja e LVV-së në hall me qenin që kojshikja i’a rrahu me papuçe

Autori: Gazeta inFokus 22:29 | 26 September 2021

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, që mori 10 mijë e 403 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, duket se nuk e ka as shqetësimin më të vogël se çfarë po ndodh me situatën e tensionuar në veri të Mitrovicës, shkruan Gazeta inFokus.

Deputetja Matoshi, këto ditë ka një hall tjetër të madh e që e ka ngritur deri në nivelin e debatit publik në shoqëri, për një konflikt më kojshiken e saj e cila e kërcënoj me prerje koke qenin saj.

Rasti tashmë është raportuar në polici dhe organet e rendit kanë reaguar menjëherë, siç kanë bërë të ditur të gjitha mediat që kanë shkruar për këtë rast.

-Advertisement-

E pikërisht ky shqetësim i madh duket të jetë arsyeja që deputetja Matoshi, nuk ka pasur asnjë reagim për situatën në Jarinjë dhe Bernjak.

Me gjasë as nuk është e informuar se të dielën janë bërë 7 ditë që Njësitet Specialë të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në veri të vendit duke u ballafaquar më bllokada dhe protestat e serbëve që po kundërshtojnë masat e reciprocitetit për targa.

Deputetja Matoshi, duket se nuk është e informuar as për situatën aspak të favorshme në të cilën ndodhet shefi i saj i partisë, kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili të shtunën mblodhi Këshillin e Sigurisë dhe të dielën ftoj në takim liderët e opozitës për të biseduar për situatën në veri./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera