Lajme

Veriu në festë, mbushet me flamuj serb

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 15 September 2020

Për dallim nga pjesa tjetër e Kosovës, veriu i vendit është në festë.

Në këtë anë të Kosovës po festohet Dita e Unitetit serb, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu, veriu i vendit është mbushur me flamuj serb.

-Advertisement-

E flamuri më i madh është vendosur në qendër të Mitrovicës së Veriut, afër monumentit të Car Lazarit.

E kreu i të ashtuquajturit Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Spiric, tha që kjo është ditë e veçantë për qytetarët e kësaj ane.

“Flamuri shtetëror u shfaq në të gjitha vendet e dukshme. Sot duhet të forcohet uniteti jonë, për të cilin populli serb ka shumë nevojë kudo që të jetë. Serbët në Kosovë dhe Metohi e njohin më së miri atë që është më e nevojshme e kjo është liria. Liria është një fjalë e shtrenjtë që ne po e kërkojmë dhe që duhet të përfaqësohet në të gjitha vendet. Politika e ndjekur nga Preisdenti ynë Vuçiq është tregues se kur kemi zonë të lirë dhe paqësore, ne duhet të presim prosperitet ekonomik, e që është parakusht për çdo gjë”, ka thënë Spiric.

Kujtojmë se ndaj Ragmi Mustafës, kreut të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc është ngritur padi nga shteti serb për vendosjen e një flamuri të Shqipërisë më 28 nëntor në zyrën e tij./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera