Vërehet lëvizja e një kolone ushtarake në jug të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus
15:43 | 30 September 2023
Të shtunën është vërejtur lëvizja e një autokolone ushtarake në jug të Serbisë, nga drejtimi i Vranjës në drejtim të Nishit, afër qytetit të Predejanës, pas shqetësimeve që Uashingtoni dhe Brukseli shprehën për zhvendosjen e forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën.
Qyteti i Predejanit ndodhet 300 kilometra në jug të Beogradit dhe rreth 100 kilometra nga pikëkalimi më i afërt kufitar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Merdarë.
Kolona me automjete të ushtrisë serbe, siç thekson reporteri i Radios Evropa e Lirë, rreth mesditës po lëvizte nga jugu në veri të vendit.
Zhvendosja trupave serbe përgjatë kufirit me Kosovën vjen rreth një javë pas sulmit të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor.
Serbia i ka mohuar akuzat e Kosovës se ajo është përfshirë në këtë sulm të cilësuar si terrorist nga autoritetet kosovare.
Mesazhe nga SHBA dhe BE
Shtetet e Bashkuara (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë shprehur shqetësimin e tyre për vendosjen e trupave serbe pranë kufirit me Kosovën.
Gjatë një bisede me gazetarët më 29 shtator, koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.
Një ditë më vonë, kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, theksoi se BE-ja është shumë e shqetësuar për forcimin e pranisë ushtarake të Serbisë përgjatë kufirit dhe tha se kjo është “shqetësuese dhe duhet të ndalet menjëherë”.
Cili është reagimi i Beogradit?
Megjithatë, Serbia pretendon se nuk e ka ngritur nivelin e gatishmërisë luftarake.
Në një deklaratë për media më 29 shtator, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se “ka të pavërteta për nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake të Serbisë”, pasi, siç pretendon, ai nuk e ka miratuar këtë.
Pas sulmit ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, Ushtria Serbe përmes një komunikate për media (27 shtator) njoftoi se ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, i vizitoi njësitet e ushtrisë “në zonën e dislokimit të tyre” atë ditë, por pa saktësuar se në cilën pjesë të Serbisë.
Ushtria serbe ka dislokuar trupat e saj përgjatë kufirit me Kosovën, pas sulmit ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.
Kosova e fajëson Serbinë për këtë sulm, e cila mohon çdo lidhje dhe njoftoi se do ta hetojë njërin prej liderëve kryesorë të serbëve të Kosovës, Millan Radoiçiq, i cili e mori përgjegjësinë e plotë për sulmin, sipas avokatit të tij.
REL-i i dërgoi pyetje Ministrisë së Mbrojtjes në Qeverinë e Serbisë për paralajmërimet e Uashingtonit dhe mbi çfarë baze ushtria po grupohet rreth kufirit nëse – siç tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq – ai nuk e nënshkruan ngritjen e gatishmërisë luftarake, por nuk mori përgjigje deri në publikimin e këtij teksti./REL

Të tjera
-
Ngjarje e rëndë në Skenderaj: Gruaja me aftësi të kufizuara mbetet shtatzënë nga dhụnimi
Një rast tronditës është raportuar në Policinë e Kosovës, ku një grua me aftë...
-
Organizata që merret me tubimet publike demanton keq pushtetin në Serbi: 275 -325 mijë persona protestuan në Beograd
Rreth 275,000 dhe 325,000 njerëzve po besohet së kanë qenë pjesëmarrës sot në...
-
Vuçiq pas protestës masive në Beograd: E kemi kuptuar mesazhin, duhet të ndryshojmë
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas protestës masive që u zhvill...
-
Pushteti në Beograd akuzohet se përdori “topin zanor” të ndaluar për shpërndarjen e protestuesve
Sot në Beograd, studentët kanë organizuar një protestë masive antiqeveritare,...
-
Thẹrje me thịkë në Klinë, gjashtë të lënduar
Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një konflikti fizik në fshatin Ujmir...
-
SHBA dëbon ambasadorin e Afrikës së Jugut, Rubio: Njeri që e urren Amerikën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë një vendim të pazakontë, duke dëbu...
-
Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Pejë, afër viktimës ishte edhe një ạrmë
Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë. Lajmin për Gaze...
-
Protestuesit forcave speciale te Kuvendi i Serbisë: Shkoni në Kosovë
Forca të shumta të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të pajisura ...
-
Studentët e shpallin të mbyllur protestën, nis shpërndarja e qindra-mijëra qytetarëve në Beograd
Studentët, ata që kanë qenë organizatorë të protestave antiqeveritare në Serb...
-
Limaj falënderon qytetarët që votuan NISMA-n: Ky besim na obligon edhe më shumë që të punojmë për vendin
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë ...
-
Top 10 kandidatët më të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka shpallur të shtunën rezulta...
-
“Asnjë cent më shumë”, qytetarët me nismë kundër shtrenjtimit të rrymës
Qytetarët s’e kanë mirëpritur aspak propozimin e Zyrës së Rregullatorit të En...