Shëndetësi

Vera e kuqe ul rrezikun për diabet te gratë

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 11 November 2017

Gratë janë më pak të prirura që të sëmuren nga diabeti kur konsumojnë sasi “mesatare” të verës së kuqe dhe çokollatës së zezë.

Një studim i më shumë se 64 mijë grave  gjeti që ato që konsumojnë më shumë anti-oksidantë, po ashtu të gjetur në çaj dhe boronicë, ulnin gjasat për 27 përqind për t’u sëmurë nga diabeti, krahasuar me ata që konsumonin shumë pak.

Përderisa dobitë e pemëve dhe perimeve janë tashmë të ditura, ekspertët janë më shumë të shqetësuar për rreziqet shëndetësore të pijeve alkoolike.

-Advertisement-

Sidoqoftë, studimi mes grave franceze, gjeti që 15 përqind e antioksidantëve të tyre vinte nga alkooli, kryesisht vera, transmeton Klan Kosov.a

Studimi konkludoi që këta përbërës të shëndetëshëm në verë mbizotërojnë mbi dëmin e alkoolit, duke shtyrë gratë që të vazhdojnë të pinë mesatarisht gjysmë  gote verë në ditë.

“Kjo punë komplemention dijen tonë aktuale për efektet e ushqimeve të izoluara  dhe  lëndëve ushqyese, si dhe siguron një pikëpamje më të kuptueshme të lidhjes mes ushqimit dhe diabetit të tipit 2”, tha Guy Fagherazzi, bashkautori i studimit nga Qendra për Hulumtim në Epidemiologji dhe Shëndet në Fracnë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera