Vera e kuqe mund të ndihmojë në përmirësimin e çekuilibrit hormonal te femrat
Autori: Gazeta inFokus 08:48 | 16 February 2018
Një përbërës natyral i cili gjendet në lëkurën e rrushit dhe në verë të kuqe mund të ndihmojë me korrigjimin e disbalancës së hormoneve te femrat me sindromë policistik vezor.
Në një studim të publikuar në Endocrine Society’s Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism, studiuesit erdhën në përfundimin se resveratroli mund t’i rikthejë nivelet e estrogjenit. Autorët e studimit thonë se gjetjet e tyre ndihmojnë në përmirësimin e trajtimeve për sindromën policistik vezor, ose PCOS, i cili është shkaku kryesor i infertilitetit te femrat. Rreth 5 deri në 6 milionë femra jetojnë me këtë sëmundje në Shtetet e Bashkuara, transmeton koha.net.
“Studimi ynë është prova e parë klinike e cila vjen në konstatimin se resveratrol në mënyrë të konsiderueshme e ul nivelin e testosteronit si dhe sulfat dehidroepiandrosteroni (DHEAS) te pacientet me PCOS, një hormon ky të cilin trupi mund ta konvertojë në testosteron,” tha autori i lartë, Antoni Duleba në një deklaratë. “Ky suplement ushqimor mund të ndihmojë në moderimin e çekuilibrit hormonal që është një nga tiparet qendrore të PCOS.”
Resveratroli, që është pjesë e një grupi të komponimeve të quajtura polifenole, njihet të veprojë si antioksidant. Për ta testuar efektetivitetin e tij në çekuilibrin hormonal, studiuesit i analizuan mostrat e gjakut nga 30 femra me PCOS në një studim rastësor (ku as mjekët edhe as pacientët nuk e dinin se kush është duke e marrë trajtimin e caktuar) dhe të kontrolluar me placebo. Nivelet totale të testosteronit ranë me 23.1 për qind në grupin eksperimental, dhe u rritën me 2.9 për qind në grupin placebo.
Përveç adresimit të çekuilibrit hormonal, shkencëtarët vërejnë se resveratroli mund të ndihmojë në trajtimin e diabetit duke e parandaluar rezistencën ndaj insulinës.
“Gjetjet sugjerojnë se resveratroli mund ta përmirësojë aftësinë e trupit për ta përdorur insulinën dhe potencialisht për ta ulur rrezikun e zhvillimit të diabetit,” shtoi Duleba. “Suplementi mund të jetë në gjendje të ndihmojë në uljen e rrezikut të problemeve të zakonshme metabolike tek femrat me PCOS.”
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...