Shëndetësi

Vera, aleati i ri i dentistëve

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 24 February 2018

Dihet se konsumimi i verës është i mirë për zorrën dhe zemrën për shkak të polifenoleve. Tani një grup shkencëtarësh nga insituti i kërkimeve në shkencën e ushqimit kanë publikuar një studim në “Journal of Agricultural and Food Chemistry” që sinjalizon se kjo pije ka efekte edhe për shëndetin oral.

Tradicionalisht këto përfitime të polifenoleve vijnë nga përbërësit antioksidantë, çka do të thotë se mbrojnë organizmin nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira. Megjithatë studime të fundit tregojnë se polifenolet mund të promovojnë shëndetin e ndërveprimit aktiv me bakteriet në zorrë.

Kjo ka kuptim sepse perimet dhe frutat prodhojnë polifenole për të evituar infeksione nga bakteriet e dëmshme dhe patogenët e tjerë. Specialistët donin të dinin nëse vera dhe polifenolët e rrushit mbrojnë dhëmbët dhe gingivat dhe kjo mund të funksionojë në nivel molekular. Për këtë krahasuan efektet e polifenoleve të verës së kuqe ashtu si edhe ekstraktet e rrushit dhe të verës së kuqe në bakterie që i ngjiten në dhëmbë dhe në gingiva dhe që shkaktojnë pllaka dentare, karies dhe sëmundje peridontale.

-Advertisement-

Duke punuar me qelizat që modelojnë indin e gingivave zbuluan se polifenolet e verës (acidi kafeik dhe p- cumarik) në përgjithësi ishin më të mirë se ekstraktet e verës për të reduktuar aftësinë e bakterieve për t’u ngjitur me qelizat. Kur kombinohet me Streptococcus, dentisani që besohet se është një probiotik oral, polifenolet ishin më të mirë për të refuzuar bakteriet patogjene, shkruan bota.al, transmeton Klan Kosova. Sudiuesit treguan që metabolitet e formuar kur tretja e polifenoleve fillon në gojë mund të jenë përgjegjës për këto efekte.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera