Lajme

Veprojnë me Kanun, axha i të vr*rit në Podujevë ia jep një muaj besë familjes së dorasit

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 27 January 2024

Familja e Lulzim Fejzullahu, 18-vjeçarit që u vra në Podujevë, kanë filluar të veprojnë me Kanun për këtë rast.

Imami nga Podujeva, Bekim Jashari, ka njoftuar se axha i 18-vjeçarit i ka dhënë një muaj besë familjes së dorasit, shkruan Express.

“Rrahim Fejzullahu, mixha i të ndjerit Lulzim Fejzullahu, e nderoj Zotin e Kombin tonë me dhënie të besës ( Një muaj nga sot ) për familjen e dorasit. Zoti e mëshiroftë Lulin, e bekoftë familjen e madhe të Rrahimit”, ka shkruar Jashari.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera