“Veproi me kokën e vet”, Hovenier për Kurtin: Nuk na njoftuan paraprakisht për dinarin
Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 07 February 2024
Shtetet e Bashkuara e kanë bërë tashmë të qartë pakënaqësinë me lëvizjet e Prishtinës zyrtare lidhur me dinarin serb, të cilat vijnë pikërisht në kohën kur ndërkombëtarët po përpiqen t’i fashisin tensionet mes palëve e të shtrohet rruga drejt një zgjidhjeje përfundimtare, përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, u shpreh së fundi se pavarësisht faktit që vendimi për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës që dikton përdorimin e euros si valutë të vetme për pagesa në Kosovë është marrë më 27 dhjetor 2023, por u njoftua janarin e ketij viti, Uashingtoni nuk ka qenë i informuar paraprakisht për të.
Në një intervistë për RTV 21, Hovenier tha se nëse do të ishin në dijeni të miratimit të kësaj rregulloreje – që ndalon përdorimin e dinarit serb për pagesa – SHBA-ja do të kishte qenë e gatshme të diskutonte me Qeverinë e Kosovës për sfidat e një vendimi të tillë.
“Nëse Qeveria ka qenë e shqetësuar për shkak të automjeteve të blinduara që kanë sjellë shuma të mëdha parash kesh dhe ka dashur të gjejë mënyra alternativa për ta bërë këtë në mënyrë që të ishte më pak e cenueshme, me shumë dëshirë do të kishim biseduar për ato çështje. Por nuk besoj se ka pasur bisedime të tilla”, u shpreh ai. Hovenier, përsëriti se SHBA-ja nuk konteston autoritetin e ekzekutivit kosovar e as atë të BQK-së, por ritheksoi se “jemi të shqetësuar për shkak të mënyrës se si Kosova synon ta zbatojë atë që mendojmë se nuk iu përgjigjet apo nuk merr parasysh ndikimin që do të ketë në komunitetin serb”.
Kryeministri Kurti duket u lëkund dhe pranoi se mënyra se si është komunikuar çështja e përdorimit apo ndalimit të dinarit serb, mund të ishte më e qartë, për të shmangur konfuzionin.
“Edhe pse rregullorja hyri në fuqi më 1 shkurt, e kuptojmë se një periudhë tranzicioni është e nevojshme. Gjatë këtij muaji, do të sigurohemi që të japim të gjitha informacionet dhe të gjithë ndihmën e nevojshme që ky tranzicion të jetë sa më i lehtë që të jetë e mundur”, tha ai, duke shtuar në një deklaratë me shkrim se zotohen të promovojnë fushata të komunikimit të cilat zgjidhin këto çështje me ndjeshmërinë që e meritojnë”.
Të tjera
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...
-
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
Sot (e premte), 22 nëntor, do të hidhet shorti për ndeshjet e ‘play-off’it në...
-
Gjendet pa ndjenja një person në Gjilan, vdes në Emergjencë- Policia nis hetimet
Një person ka informuar policinë se të enjten rreth orës 14:00, është gjetur ...
-
Rusia sulmoi Ukrainën me raketë balistike ndërkontinentale, NATO: Nuk do ‘frenojmë’ mbështetjen ndaj Kievit
Përdorimi nga Rusia i një lloji të ri rakete balistike kundër Ukrainës dje as...
-
Plạgosja në Vranjevc, Policia tregon çka gjeti në vendngjarje – të plagosurve që po trajtohen në QKUK u caktohet masa e ndalimit për 48 orë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen që ndodhi dje në lagjen...
-
Aliu për autostradën Prishtinë-Gjilan: Ka pasur shumë befasi për shkak të shembjeve të dheut dhe shpronësimeve
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...