Lajme

Veproi kundër rregullave të trafikut, gjobitet polici

Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 17 June 2021

Një polic është gjobituar pasi ka vepruar kundër rregullave në trafik, shkruan Gazeta Infokus

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, duke bërë thirrje që të mos kenë tolerancë edhe për zyrtarët policorë që veprojnë kundërligjshëm.

“Automjeti që shihni në këtë foto është i Policisë së Kosovës, ndërsa pas pranimit të informacioneve relevente është identifikuar shoferi i tij dhe Policia ka marr masat adekuate përfshirë edhe shqiptimin e gjobës ndaj këtij punonjësi policor. Kerkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik qofshin ata edhe zyrtarë policor apo të tjerë të ju përmbahen rregullave në trafik sepse zero tolerancë do të aplikohet ndaj secilit pa dallim”, thuhet në njoftimin e Policisë.

-Advertisement-

Ndryshe Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët rritjen e bashkëpunimit me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera