Veprimi politik në një rend post-filozofik

Autori: Gazeta inFokus
13:01 | 14 May 2023
Sa herë flitet për fundin e filozofisë, pashmangshëm si referencë për këtë debat mbetet G.F. W Hegeli dhe rrugëtimi i tij filozofik. Sepse, është ky mendimtar, që më shumë se askush tjetër, në disa raste e kishte konsideruar të kompletuar historinë e kësaj disipline. Prandaj, çdo gjë që ndodh në këtë sferë, mund të definohet si reagim ndaj post-hegelianizmit.
Trajektoren e këtij zhvillimi e ka pasqyruar Martin Heideggeri në veprën e tij “Being and Truth”. Sipas këtij mendimtari, Hegeli është njëra nga figurat kryesore të lëvizjes mendore gjermane, që mori jetë ndërmjet viteve 1770 dhe 1820. I lindur në vitin 1770 në qytetin e Stuttgart-it, Hegeli do t’i vijoi studimet në Universitetin e Tubingenit, ku edhe do të krijoi një lidhje “intime” mendore me dy figura tjera eminente të kohës, sikur se, filozofin njohur Schelling-un dhe poetin e famshëm Holderlin-in. Në këtë ambient dhe nën ndikimin e ngjarjeve revolucionare në Francë, u ngjizen në formë embrionale disa nga idetë e tij të mëvonshme sublime.
Pas përfundimit të studimeve, Hegeli do të lëviz në Frankfurt si tutor privat. Në këtë qytet, ku po ashtu ishte edhe Holderlin-i, do të intensifikohet edhe më shumë lidhja e tyre “filozofiko-poetike”. Është i ditur botërisht ndikimi që ka ushtruar ky fundit në formimin shpirtëror të të parit, dhe atë veçanërisht në orientimin e tij drejt thesareve mendore antike, të çliruara nga influenca teologjike. Falë këtij instruksioni, Hegeli do të thellohet me tej në filozofinë e Platonit dhe Aristotelit. I pajisur me këtë arsenal teorik, ai do të lëviz në qytetin e Jenës si profesor i filozofisë. E, në këtë qytet, deri sa po zhvillohej Beteja e Jenës, ku forcat e Nepoleonit po i dërmonin ushtritë tjera evropiane, nën jehonën topave të kësaj lufte, Hegeli e kompletoi kryeveprën e tij filozofike,
“Fenomenologjinë e Frymës”, vepër kjo që e ka të mbarështuar në një mënyrë gjeniale përvojën njerëzore nëpërmjet zhvillimit “dialektik” të vetëdijes, vetë-vetëdijes, mendjes, jetës etike, artit, religjionit, dhe njohjes absolute’). Pas, kompletimit të saj, ai fillimisht do të zhvendoset në qytetin e Bamberg-ut, duke punuar si redaktor në një gazetë, kurse nga vitet 1808 deri në vitin 1816 si drejtor i Gjimnazit në Nuremberg, pozitë kjo, nga e cila edhe do ta shkruaj një tjetër “magnum opus”, “Shkencën e Logjikës”. Kurse, në vitin 1816, në moshën 46 vjeçare, emërohet profesor i filozofisë në qytetin e Heideglberg-ut, qytet ky, ku edhe do ta kompozoj Enciklopedinë. Ndërkaq, në vitin 1816, Hegeli u zhvendos në Berlin, nga ku e fiton aureolën dhe reputacionin e një ligjëruesi të jashtëzakonshëm.
Mirëpo, është interesant të ceket se si sipas, M.Heidegger-it, ai në Berlin nuk kishte lëvizur për arsyeje filozofike, sepse tashmë këtë e konsideronte të finalizuar, por vetëm për motive politike. Ngase, ajo trashëgimi mendore që kishte aguar në Greqinë antike, tashmë ishte përmbushur në qytetin piktoresk të Jenës, dhe atë siç thamë nën jehonën e luftërave napoleonike. Ky mendim tashmë ishte konsumuar.
Kurse, pikërisht në qytetin e Berlinit, Hegelit do t’i mbaj ligjëratat e tij të njohura mbi “Filozofinë e Historisë” të cilën e paraqet si “perparim racional të vetëdijes mbi lirinë”, si dhe “Ligjëratat mbi Historinë e Filozofisë” ku pasqyrohet puna e heronjve të mendimit, në avancimin e vetë-vetëdijes njerëzore. Sipas Hegelit, tashmë kjo histori ndodhet në fundin e saj. Të gjitha fazat pararendëse të filozofisë, nuk ishin asgjë tjetër, pos një moment i domosdoshëm, drejt këtij qëllimi final. Ato nuk ishin një përplasje kaotike e fragmentare me njëra tjetrën, por pjesë e një tërësie, sepse filozofia është “një dhe e pandarë”. Kurse, bie fjala, edhe po të duam sot nuk mund të bëhemi platonistë apo aristotelian, ngase tashmë, beteja e vetë-vetëdijes së kufishme pushon te jetë e tillë, kurse vetë-vetëdija absolute, në anën tjetër, e ka kapërthyer plotësisht realitetin objektiv që i mungonte më parë. P.sh.m ishte pikërisht kjo që i mungonte ideve absolute platonike. Kështu njohja e “kundërthënieve në unitet dhe unitetit në kundërthënie”, si qëllim i njohjes absolute, ndodhet tashmë e ekspozuar në panteonin racional të filozofisë së Hegelit. Asgjë nuk të mbetet jashtë kësaj sinteze totale mendore.
Sidoqoftë, pas etablimit të kësaj ngrehine teorike, u ravijëzuan disa linja kryesore si reagim ndaj saj. Në njërën anë, duke filluar me Nietzchen, dhe rebelimin e tij artistik ndaj të “vërtetave filozofike absolute”, revoltë kjo, që e hapi shtegun e afirmimit të vetë-krijimit poetik të njeriut, me Haideggerin e deri te “kultura letrare” e Richard Rortyt. Pjesë e këtij kontestimi mund të konsiderohen edhe ligjërimet e Michel Foucalt, veçanërisht ato që kanë të bëjnë mbi “Historinë e Marrëzisë” ku nëpërmjet kësaj kategorie, M. Foucalt i kundërvihet pretendimeve të mendjes absolute.
Po ashtu, një drejtim tjetër nën dritën e zhvillimeve post-filozofike hegeliane, e artikuluan ata mendimtarë që pajtohen me konstatimet e Hegelit, sipas të cilave tashmë jetojmë në “fundin e kohërave historike” ngase parimet antropogjenetike që e kanë lëvizur historinë, janë mishëruar në jetën reale politike dhe sociale. Këtu vlen të përmendet, fillimisht, Alexandre Kojeve dhe libri i tij i njohur, “Introduction to the Reading on Hegel; Lectures on the Phenomenology of Spirit” e deri te Francis Fukuyama mbi “Fundin e Historirë dhe Njeriun e Fundit”. Kështu, betejat “epike” kanë përfunduar dhe parimet e racionale të historisë e kanë arritur cakun. E, detyra jonë është vetëm të qenit epigon të zellshëm të tyre.
Ndërkohë, sipas filozofit të njohur gjerman Peter Sloterdijk, në veprën e tij “ Philosopical Temperaments. From Plato to Foucalt”, nuk duhet neglizhuar disa rryma tjera filozofike post-hegeliane. Për këto lëvizje janë të parakohshme shpresat për këtë realitet idilik historik, sepse ende “nuk është reale ajo që racionale dhe ajo që është racionale nuk është reale”. Këtë kategori fillimisht e veçoi proletariati, duke vazhduar, me kauzat për të drejtat e grave, të margjinalizuarit, popujt e kolonizuar, minoritetet e diskriminuara etj etj. Kështu, sipas kësaj kategorie politike dhe sociale, kumtet për fundin e filozofisë dhe historisë janë të parakohshme, prandaj ajo duhet shtyre deri në një afat të pacaktuar. Prandaj, sipas P.Slotedijk, kjo është edhe arsyeja që për “post-hegelianët pakënaqur moto kryesore mbetet slogani, beteja vazhdon, deri në jetësimin e punës finale ”.
Sfide, tashmë mbetet se si të ravijëzohet ky projekt, nëpërmjet demokracisë deliberative dhe inter-subjektivitetit racional Habermasian, apo pragmatizmit participues të Richard J. Bernstein, që po ashtu është i ndikuar nga teoria post-metafizike e aksionit njerëzor të Hannah Arendt? Apo shoqëritë njerëzore do të joshen nga retorika populiste, e cila në shumëçka në vend se t’i avancojë këto kauza të drejta politike, sociale, kulturore dhe ekonomike vetëm sa i përkeqëson, instrumentalizon dhe i manipulon.
Shkruan: Afrim Kasolli
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Avdyli ironizon pas deklaratës së babait të Doarsa Kicës: Tash ka mbetur me i bindë edhe baballarët e LDK-së
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka rea...
-
Vjosa Osmani takohet me studentet shqiptarë në Nju Jork
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar studentët shqiptarë në Universi...
-
“Më kanë thanë në Zvicër fol me përqindje se 1 miliardë s’janë pare për ata”, shakaja e Kurtit për eksportin
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, gjatë të premtes ka takuar kandidatë...
-
Papa Françesku këmbëngul se Evropa nuk ka një emergjencë emigrantësh
Papa Françesku sfidoi presidentin francez, Emmanuel Macron dhe liderët e tjer...
-
Policia ndalon një kamion me targa serbe në veri, kishte të ngarkuar 3600 kg speca
Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në pjesën...
-
Whiting largohet nga Specialja, i bashkohet Smithit për ta hetuar Trumpin
Alex Whiting nuk është më ushtrues detyre i Kryeprokurorit në Dhomat e Specia...
-
Norvegjia arrestoi ish-komandantin e Wagnerit që tentoi të kthehej në Rusi
Policia në Norvegji e ka arrestuar ish-komandantin e grupit mercenar Wagner, ...
-
Foli në mbledhjen e OKB-së për problemet e shqiptarëve në Luginë, mirëpritet fjalimi i presidentit Bajram Begaj
Fjalimi i presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj në Sesionin e 78-të të Asam...
-
Sekuestrohen mbi 200 mijë euro të padeklaruara dhe ilaçe të kontrabanduara, arrestohet një 58-vjeçar nga Durrësi
Policia e Shqipërisë ka sekuestruar 251 mijë e 295 euro dhe disa ilaçe të kon...
-
Dosja e Prokurorisë: Kostiq dyshohet se udhëhoqi aksionin në masakrimin e familjes Ujkani, dy të tjerë për vrasje e maltretime të shqiptarëve
Dragan Milloviq, Illija Elezoviq dhe Zoran Kostiq janë tre serbët e dyshuar p...
-
Instituti GAP: 401 euro paga mesatare bruto në Kosovë
Instituti Gap ka publikuar një grafik, në të cilin e ka paraqitur pagën mesat...
-
E ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi e paqartë? Pushteti e opozita me qëndrime të ndryshme
Dialogu Kosovë-Serbi po shkon drejt bllokadës, pas dështimit të arritjes së m...