Veprat e Shën Terezës, udhëzim për njerëzimin

Autori: Gazeta inFokus
22:37 | 26 August 2023
Për nder të përvjetorit të lindjes së Nënë Terezës, Ipeshkvia Prizren-Prishtinë në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore, Kulturore të Shqiptarëve-Shkup (ITSHKSH), organizoi akademi solemne. Me këtë rast, u lartësua jeta dhe vepra e Gonxhe Bojaxhiut për të cilën u tha se duhet të shërbejnë si udhëzim për jetët tona.
Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, u shpreh se nderimi ndaj saj nuk është detyrim por privilegj, sepse sipas tij të gjithë popujt e botës do të donin ta kishin një Nënë Terezë.
“Ajo u dhuroi të varfërve gjithçka pati, diçka mori nga Zoti dhe gjithçka që u dha njerëzve. Them kështu pasi ajo ua fali këmbët e veta të varfërve, që ta dërgonin tek më të varfëritë e më të varfërve. Ju dhuroj duart që me njërën të ndienin përkëdheljen e njeriut që i do, por me tjetrën të merrnin kafshatën e gojës për të shuar urinë e tyre. Ju dhuroj sytë që të qanin, sytë që kishin nevojë të derdhin lot, por që ishin tharë nga skamja dhe mjerimi…Ne mahnitemi me veprën e saj, por ajo ishte e bindur se puna që bënte, ishte vepër e Zotit, prandaj thoshte ‘Jam vetëm një laps në dorën e Zotit’… Nuk duhet harruar që për ne nderimi ndaj saj, nuk është një detyrim, por një privilegj, pasi gjithë popujt e botës do të donin ta kishin një Nënë Terezë, por nuk e kanë”, u shpreh Gjergji.
Në një fjalë rasti, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku vlerësoi lart figurën e Nënë Terezës, derisa u shpreh se kujdesi i saj për të varfrit dhe jeta e saj në dedikim për mbrojtjen e atyre që më së shumti patën nevojë, duhet të na shërbejë si udhëzim jetët tona.
“Dita e lindjes së nënës së madhe shqiptare, të shenjtës Gonxhe Bojaxhiu është festë që na bashkon por aq sa mundësi reflektimi mbi të ardhmen tonë të trazuar me vlerat që ajo përfaqësonte. Kujdesi i saj për të varfrit, një jetë e çuar për mbrojtjen e atyre që më së shumti patën nevojë, duhet të na shërbejë si udhëzim për jetët tona, kundër varfërisë kishte mobilizuar shumë duke e shndërruar në një mision fisnik sa të vështirë aq edhe përmbushës, por siç thoshte edhe ajo vetë ‘varfëria më e madhe nuk është që të mos kesh çfarë të hash, por të mos jesh i dëshiruar, të mos jesh i dashur nga të tjerët, të mos kesh dikë që kujdeset për ty’”, tha Çeku.
Po ashtu, edhe prifti Don Lush Gjergji, autor i biografisë së Gonxhe Bojaxhiut, vlerësoi jetën dhe veprën e Nënë Terezës, derisa tregoi jetëshkrimin e saj që nga fillimet e deri në arritjet e fundit.
“Bota shqiptare në rend të parë, por edhe bota mbarë me shumë libra dhe përkthime të teksteve të mija, që ka kuptuar rrënjët, zanafillën, prejardhjen, frymëzimin që Gonxhe Bojaxhiu e kishte të qartë kur është nisur për misione. Gonxhja jonë pastaj, Nëna Terezë e ka kaluar këtë kohë në shërbim të shkollimit, arsimimit dhe qytetërimit, që janë tri shkallë apo tri degë të asaj që ishte mësuese, profesoreshë e së fundi edhe drejtoreshë e shumë shkollave që ishin të motrave të Loretos… Jemi para fillimit shkollor akademik, që të frymëzohemi gjithë ne, familja, shkolla dhe shoqëria për të bërë një shërbim sa më të madh, se një popull i cili nuk ka kulturë, fatkeqësisht nuk ka as të tashme as ardhmëri… Gonxhja e re ka ëndërruar të bëhet poete, të bëhet shkrimtare, të bëhet valltare, këngëtare por mbi të gjitha ka qenë ëndrra e Gonxhes së re të bëhet mësuese”, tha Gjergji.
Ndërkaq, Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore, Kulturore të Shqiptarëve-Shkup (ITSHKSH), Skender Hasani tha se e kanë themeluar departamentin që merret drejtpërdrejt me figurën e Nënë Terezës.
“Ne në bashkëpunim me Ipeshkvinë e Kosovës, jo rastësisht i jemi vënë punës me një strategji të caktuar dhe po e tregojmë rezultatin tonë institucional që kemi themeluar një departament, në kuadër të institutit, është departamenti i trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut, Nënë Terezës, dhe ky departamenti i parë në botë që merret drejtpërdrejt me figurën e Gonxhe Bojaxhiut, Nënë Terezës, dhe ne e kemi shfaqur në veprimtarinë tonë këtë trinom që lidhet me një figurë, është Gonxhja shqiptare, është bija jonë e Shkupit, ndërsa Nënë Tereza është e botës mbarë, ndërsa Shën Nënë Tereza është e gjithë besimtarëve katolikë”, tha Hasani.
Në këtë kremtim solemn ishin të pranishëm edhe disa nga figurat politike, si kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe deputeti Anton Quni.
Ky organizim shënoi hapjen e ditëve të Nënë Terezës të cilat do të vazhdojnë deri në ditë festën liturgjike të saj, me 5 shtator.
Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë ka lindur më 26 gusht 1910 në Shkup. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.
“Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem shqiptar. Shumë e luti Zotin që paqja e tij të vijë në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjithë botën. Luti shumë për fukarat e mij – dhe për mua dhe motrat e mija. Unë lutem për juve”, këto janë fjalët e Shën Nënë Terezës që i kujtojmë në përvjetorin e ditëlindjes së saj.

Të tjera
-
Rrahmani: Gjuha e Kurtit, tendencë ta përjashtojë opozitën nga mundësia për koalicion
Bartësi i listës së Koalicionit për Familje, Eman Rrahmani, ka thënë se nuk ë...
-
NATO: ShBA-ja vazhdon të ketë rol themelor në KFOR
Gjatë ditës, një artikull i gazetës gjermane “Bild” në lidhje me tërheqjen po...
-
Raportimi i mediumit gjerman për përgatitjen e Italisë për skenarin e largimit të trupave amerikanë nga Kosova, reagon KFOR’i
Misioni paqeruajtës i NATO’s në Kosovë, KFOR, ka thënë se zyrtarët amerikanë ...
-
Presidenti çek uron Osmanin për 17-vjetorin e pavarësisë: Çekia mbështetje të palëkundur për Kosovën
Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel ka uruar Presidenten Osmani për ...
-
Bekim Jashari e kujton Hamzën në ditëlindjen e tij: ‘Kur të vdes unë, kanë me shkru shtatë gazeta…’
Bekim Jashari e ka kujtuar sot babin e tij, Hamzën, në ditëlindjen e tij. ...
-
Specialja konfirmon se 4 prilli është data e fundit për thirrjen e dëshmitarëve
Pas datës 4 prill, asnjë dëshmitar nuk do të thirret për të dëshmuar në rasti...
-
Prishtina pritet ta përfundojë nesër numërimin e votave
Numërimi i votave po vazhdon në disa komuna të Kosovës. Prishtina sot deri në...
-
Kurti pranon urime për 17-vjetorin e pavarësisë nga kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe
Kryeministri Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga kryeministri i Emirateve ...
-
Trump e quan diktator Zelenskyn: Më mirë të ecë shpejt ose nuk do të ketë një vend
Donald Trump e ka quajtur Volodymyr Zelenskyyn një “diktator” në një postim t...
-
Dakaj: Lajm i mirë që shumë gra do të bëhen deputete pa pasur nevojë për kuotë, ende s’ka mbaruar numërimi i votave
Në një kohë që numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit end...
-
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka komentuar ndarjen dhe përdorimin e fon...
-
Mehmetaj i reagon Prokurorisë: Mos u tutni, e keni të konfirmuar se pajisja është e AKI-së
Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar edhe njëherë pas qëndrimit të Prokur...