Lajme

Venezuelë, piloti rebel shfaqet në publik

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 14 July 2017

Është njeriu më i kërkuar në Venezuelë, por Oscar Perez as që do t’ia dijë, madje edhe shfaqet në mitingjet e opozitës.

Perez përdori një helikopter të vjedhur për të sulmuar Gjykatën e Lartë dhe Ministrinë e Brendshme në kryeqytetin Karakas javë në parë dhe gjithashtu nxiti popullin që të ngrihet në revoltë kundër presidentit Nikolas Maduro.

Qeveria e ka akuzuar Perezin se është një terrorist dhe se punon për fuqi të huaja, por ai as që do t’ia dijë dhe vazhdon fushatën e tij antiqeveritare, ndërsa këmbëngul se nuk i përket asnjë force politike. Perez shërbeu për 15 vjet si oficer policie para se të ndërmerrte sulmin kundër institucioneve që ai thotë se po shtypin venezuelianët dhe e kanë shndërruar vendin në një diktaturë.

-Advertisement-

36-vjeçari Perez u shfaq në mitingun e opozitës i rrethuar nga njerëz të maskuar, për të mbajtur zi për protestuesit e vrarë në demonstrata. Ai bëri thirrje për një grevë të përgjithshme në 18 korrik, datë që e cilësoi si nisjen e një kapitulli të ri për vendin. Prej muajsh, Venezeula është e trazuar nga protestat e mëdha antiqeveritare, për shkak të gjendjes së mjeruar ekonomike që, veç inflacionit galopant, ka sjellë edhe zbrazjen e dyqaneve duke bërë që njerëzit të vuajnë edhe nga uria.

Opozita fajëson qeverinë për keqmenaxhimin ekstrem të vendit dhe për sjellje diktatoriale, ndërsa Maduro fajëson opozitën që kërkon ta rrëzojë nga pushteti dhe problemet ia faturon një lufte imagjinare ekonomike që po zhvillohet kundër tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera