Lajme

“Venecia të vendoset në listën e pasurive në rrezik të UNESCO’s”

Autori: Gazeta inFokus 23:39 | 22 June 2021

Venecia duhet të shtohet në listën e UNESCO’s të Trashëgimisë Botërore në rrezik, rekomandojnë specialistët.

Një gjë e tillë është sugjeruar për shkak të “kërcënimeve” me të cilat përballet qyteti, përfshirë anijet e lundrimit që vazhdojnë të ankorohen në qendër.

Rekomandimi ose projektvendimi u bë të hënën (22 qershor 2021), pas hartimit të raportit vjetor të ruajtjes.

-Advertisement-

Shtesa e mundshme e Venecias në listë është theksuar në agjendën e përkohshme në një seancën plenare që do të mbahet nga data 16-31 korrik.

Vendimi përfundimtar do të merret nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore.

Raporti i prodhuar përpara seancës vendos ta shënojë Venecian dhe lagunën e saj në listën e Trashëgimisë Botërore në rrezik për shkak se qytet po përballet me një rrezik të mundshëm për shkak të kërcënimeve të ndryshme.

Një nga ato “kërcënime” janë anijet e lundrimit të cilat po vazhdojnë të lëvizin në lagunë, duke lëvizur nëpër qendrën historike të qytetit, pavarësisht vendimit të qeverisë italiane që ato të ndalohen.

Qeveria qendrore miratoi një dekret në mars që të ndalonte anijet e mëdha, përfshirë ato turistike dhe kërkoi që të hapen tenderët për një port të ardhshëm jashtë lagunës.

Sidoqoftë, në vend të një zgjidhjeje të përhershme, anijet janë planifikuar të vazhdojnë të ankorohen brenda lagunës derisa të ndërtohet një port i ri dhe autoritetet e qytetit po bëjnë presion që një port industrial brenda lagunës, megjithëse jo në qendër të qytetit, të bëhet i përhershëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera