Lajme

I vënë flakën burgun dhe arratisen të burgosurit

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 11 July 2017

Të burgosurit në burgun kryesor të kryeqytetit Georgetown në Guajana i kanë vënë flakën vendit dhe më pas janë hedhur në një revoltë të dhunshme për të krijuar shansin për t’u arratisur.

Sipas mediave vendase, një prej gardianëve mbeti i vrarë dhe disa të tjerë u plagosën në revoltën e dhunshme që bëri të mundur arratisjen e katër prej tyre.

Mediat shtojnë se numri i të arratisurve do të ishte shumë më i lartë, nëse policia jashtë burgut nuk do të kishte rrethuar me shpejtësi ndërtesën. Por pavarësisht kësaj, krerët e revoltës dhe disa nga kriminelët më të rrezikshëm në vend ia mbathën.

-Advertisement-

Ndërkohë të burgosurit i vunë flakën burgut për të hutuar rojat dhe më pas morën kontrollin e asaj që mbeti nga ndërtesa për të mundësuar arratinë. U desh ndërhyrja e ushtrisë për të shtypur revoltën në burgun e sigurisë së lartë në ish-koloninë britanike.

Por shtypja e revoltës la pas problemin e radhës, atë të strehimit të më shumë se 1000 të burgosurve pas djegies së qelive të tyre. Bëhet e ditur se për momentin ata janë strehuar në oborrin e një burgu tjetër aty pranë në qiell të hapur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera