Lajme

Vendvotimet në Kllokot hapen me kohë

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 11 June 2017

Qendra e votimit në shkollën fillore “Sveti Sava” në Kllokot është hapur në kohë  në orën shtatë. Votimi zhvillohet rregullisht, pa asnjë problem.

Ky proces po monitorohet nga vëzhgues të roganizatave joqeveritare, dhe për mbarëvajtjen e tyre në aspektin e sigurisë po përkujdeset Policia e Kosovës.

Në Kllokot janë hapur pesë qendra të  votimit, ndërsa votohet në shtatë vendvotime, ndërkaq në listën zgjedhore janë të regjistruar 3,297 votues, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera