Lajme

Vendosja e tubave: KEK-u po furnizohet me ujë nga kanali i Ibër Lepencit pa ndonjë problem

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 30 November 2024

Puna e mbrëmshme e disa ekipeve, ka mundësuar që të ketë furnizim të papenguar të KEK-ut me ujë nga kanali i Ibër Lepencit.

Drejtori i Ndërmarrjes Hidroekonomike, Faruk Mujka, ka thënë se krejt kjo u arrit pas një punë të palodhshme, shkruan Gazeta Infokus.

“Pas një nate plot ankth e stres, me gëzimin më të madh ju lajmëroj se pas një pune të palodhshme të gjithë akterëve relevant në kushte atmosferike tejet të rënduara, me në krye ndërmarrjen FAMIS CO, punëtorët e Ibër Lepencit dhe Policinë e Kosovës, në një afat rekord u vendosën 6 tuba 900 mm në kanalin e dëmtuar me të cilat u mundësua furnizimi i papenguar i KEK ut me ujë nga kanali i Ibër Lepencit. Besojmë se shumë shpejt do të bëjmë zgjidhje edhe për furnizim me ujë të pijshëm. Treguam se edhe ne dijmë të organizohemi shumë mirë e shumë shpejtë dhe të koordinohemi në mënyrë perfekte”, ka shkruajtur Mujka në profilin e tij në Facebook. /Gazeta Infokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera