Lajme

Vendosja e tiketave ngjitëse në targa, Sveçla e Mazreku shkojnë në pikat kufitare

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 04 October 2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, kanë qëndruar sot në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, pas hyrjes në fuqi të pikës së dytë të marrëveshjes së Brukselit, për vendosjen e tiketave ngjitëse në targa, raporton Express

Mëngjesin e sotëm ka nisur zbatimi i pikës së dytë të marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel, për vendosjen e tiketave ngjitëse (stikerave) në targat e veturave të Kosovës dhe atyre të Serbisë.

Për të mbikëqyrë nga afër këtë proces, në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak kanë dalë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i BKS-së, Sami Mazreku.

-Advertisement-

Ndryshe, në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, për 13 ditë me radhë serbët kishin bllokuar qarkullimin, pas vendosjes së masës së reciproteitetit për targat serbe, nga Qeveria e Kosovës.

Pas 13 ditësh, këto pika u liruan, pasi në Bruksel u nënshkrua marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Largimi i barrikadave të serbëve dhe Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, ishte pika e parë e marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel.

Ndërkaq vendosja e tiketave ngjitëse në targat e veturave, që ka filluar të zbatohet sot, është pika e dytë e kësaj marrëveshjeje.

Pika e tretë parasheh që më 21 tetor do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të BE-së, Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje të përhershme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera