Lajme

Vendosja e taksës: Ministri shqiptar i Maqedonisë vjen nesër në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 19 August 2019

Ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi dhe ai i Bujqësisë Trajan Dimkovski së bashku me drejtorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Doganave u koordinuan për situatën me Kosovën pas ndalimit për importet e mjaltit dhe patateve.

Nuk ka detaje se çfarë është diskutuar dhe me çfarë do të dalë nesër Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bektashi në takimin e tij me homologun Edrit Shala në Prishtinë. Produktet maqedonase i plotësojnë standardet botërore dhe nuk ka arsye që autoritetet e Kosovës t’i ndalojnë, thotë Drejtori i Ushqimit dhe Veterinarisë.

“Produktet maqedonase i plotësojnë standardet botërore, standardet më të larta të kërkuara nga Bashkimi Evropian, patatet gjithashtu së shpejti për një muaj ose dy do të marrin leje për eksport në Bashkimin Evropian dhe ne do t’u kërkojmë autoriteteve të Kosovës gjatë ditës së nesërme me argumente në bazë të të cilave standarde ndërkombëtare e zbatojnë këtë ndalesë – deklaroi Zoran Atanasov, drejtor i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.

-Advertisement-

Ka reaguar edhe kryetari i Odës ekonomike, Branko Azeski i cili ndan mendimin e njëjtë me Safet Gërxhaliun ish kryetarin e Odës ekonomike të Kosovës. Sipas tij, ndalesa nga pala kosovare është masë populiste, e vendosur në kohë të gabuar.

“Qëndrimi i këtillë i shprehur publikisht duhet të jetë shembull se si biznesi duhet të reagojë në kushte kur merren hapa politike për miratim të vendimeve populiste. Ndryshe, ndalesa për importin e rasatit të peshkut nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën, por edhe me vendet tjera që nuk kanë monitorim, pasi vendi përgatitet nga viti i ardhshëm të marrë lejë për eksportin e peshkut të freskët në tregun evropian”, njoftojnë nga Oda Ekonomike, raporton alsat-m.

Kontesti tregtar me Prishtinën filloi kur Maqedonia e Veriut ndaloi importin e peshkut dhe ikrave me arsyetimin se Agjencia kosovare e ushqimit nuk është e akredituar sipas standardeve evropiane. Më pas, Kosova reagoi duke vendosur bllokim për import të patates dhe mjaltit. Të dhënat e fundit të Entit të statistikës tregojnë se këtë vit për dallim nga viti i kaluar, eksporti është rritur për 38,6%. Në Kosovë në vit eksportohen 1000 ton patate ndërsa eksporti i mjaltit kap shifrën prej rreth 400 mijë euro në vit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera