Vendosja e pengesave me drunj e gozhda afër pikës kufitare në Bërnjak – deklarohet Prokuroria

Autori: Gazeta inFokus
15:01 | 27 March 2023
Disa pengesa me drunj dhe një mjet artizanal i përbërë me gozhda që shërben për dëmtim të gomave të automjeteve, ishin vendosur të shtunën në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak.
Policia njoftoi se kishte larguar pengesat dhe se rasti po hetohej.
Zëdhënësi i Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni tha se është hapur rast në drejtim veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme”.
“Sa i përket rastit të pengesave, është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka udhëzuar policinë që të hapet rast në drejtim të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme”. Rasti vazhdon të hetohet në koordinim me policinë”, tha Preteni, për Telegrafin.
Kujtojmë se muaj më parë kjo pikë kufitare kishte qenë e mbyllur për shkak të vendosjes së barrikadave nga ana e serbëve lokalë.
Barrikadat në veri të Kosovës u ngritën nga disa grupe serbësh, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb të Policisë së Kosovës.

Të tjera
-
146 staf i UNI-Universum International College ligjërojnë dhe trajnohen në Universitete Evropiane
UNI- Universum International College po vendos Kosovën në hartën e botës. Ndë...
-
Osmani: Zgjedhjet në veri mund të mbahen
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë detaje për takimin që kishte me ...
-
Senatori Murphy i bën publike kërkesat amerikane për Kosovën e Serbinë
Senatori amerikan, Chris Murphy i cili ka qenë para pak ditësh në Kosovë ka r...
-
ZPS ndaj mbrojtjes së Thaçit: Deklaratat e Pallaskës, sipas çdo standardi me vetëdije ishin të rreme ose mashtruese
Në kundërpërgjigjen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) ndaj përgjigj...
-
Osmani uron Italinë për Ditën e Republikës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar homologun e saj italian Sergi...
-
Dreshaj-qeverisë: Kosova është amanet, për të është derdhur gjak, ju lutem kthjellohuni
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, në fjalën e tij të mbajtur në Kuvend ...
-
Bombardimet ruse në Ukrainën jugore, humbin jetën dy gra
Dy gra janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në një sulm rus në rajon...
-
I përmendi me emra, Lista Srpska i reagon Kurtit: Po akuzon serbë të ndershëm
Subjekti politik serb në Kosovë, Lista Serbe, ka reaguar ndaj fjalimit të kry...
-
GAP: Bie numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme
Instituti GAP ka publikuar statistikat të cilat thonë se numri i nxënësve në ...
-
Borrelli pati tri kërkesa, Von Cramon e shton edhe një: Të hetohen sulmuesit e KFOR-it
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon krahas tri ...
-
Gjykimi për shpërthimin në Zhur, njëri i akuzuar mbrohet në heshtje
Në gjykimin për shpërthimin në Zhur, i akuzuari Arben Gashi ka vendosur të mb...
-
Krasniqi takohet për drekë pune me Hovenierin: Raportet Kosovë – ShBA janë të shenjta
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me ambasadorin amerikan në Ko...