Sport

Vendosin mjekët, Casillas detyrohet ta mbyllë me futbollin e luajtur!

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 13 June 2019

Iker Casillas është gati ta mbyllë me futbollin e luajtur. E përditshmja portugeze O JOGO raporton se portieri legjendar ka vendosur të mos kthehet më në fushë, pas infarktit pësuar 2 majin e shkuar në stërvitje.

Ndonëse vetë spanjolli para pak javësh postoi një mesazh në rrjetet sociale, duke sqaruar se tërheqjen do ta njoftonte vetë, tashmë në Portugali mediat janë të sigurta.

Sipas O JOGO, mjekët ia kanë ndaluar rreptësisht portierit të famshëm që të vijojë të luajë, ndërkohë që presidenti i Portos Pinto da Costa i ka ofruar një post drejtues ende të papërcaktuar.

-Advertisement-

Tashmë 38 vjeç, Casillas është një legjendë e futbollit botëror dhe për këtë flasin vetë trofetë e fituar: 5 liga, 4 Superkupa Spanje, 2 kupa Spanje, një kampionat portugez, një Superkupë Portugalie, 3 Uefa Champions League, 2 Superkupa Europe, një Kupë Interkontinentale, një Botëror Klubesh, një Kupë Bote dhe 2 Kampionate Europiane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera