Rozë

Vendosi tri stenda në zemër, kjo është gjendja shëndetsore e Labit

Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 02 December 2021

Moderatori kosovar e ka zbuluar sot këtë sekret për publikun.

Labinot Gashi, në emisionin “Shqipëria Live”, ishte i ftuar të flasë për Adriana Matoshin e cila këto ditë tregoi se i është kthyer tumori sërish pas nëntë vitesh dhe kështu iu nënshtrua një operacioni i cili rezultoi të jetë i suksesshmë.

-Advertisement-

Ndërkohë, ai është mik i aktores dhe kështu ndau me audiencën disa të pathëna nga Adriana para se të hynte në operacion.

Më vonë, Labi u pyet nga moderatori se si e komenton reagimin e publikut për Adriana Matoshin teksa zbuloi se ai vetë ka vendosur tri stenda në zemër.

“Po e thom këtu, nuk kom dasht me e bo publike edhe aq shumë po dasht e pa dashtu po m’duhet me e bo publike.

Ka 20 ditë që e kom pas një intervenim tek vetëvetja dhe unë nuk e kom bo publike nuk kom qit në rrjete sociale kom dasht me e mbajt afër vetës.

I kam vendosur tri stenda në zemër dhe po e marr vetën”, tha Labi./Lajmi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera