Lajme

Vendosi fotografinë e Albin Kurtit në veturë, Krasniqit nuk i intereson nëse ajo nuk i hiqet më

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 27 January 2021

Fitim Krasniqi ka vendosur fotografinë e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit në veturën e tij.

Ai ka thënë se këtë veprim e ka bërë sepse e adhuron liderin e Vetëvendosjes, andaj edhe për të nuk ka rëndësi nëse fotografia nuk i hiqet pastaj nga vetura.

“Unë këtë e bëra sepse e simpatizoj atë. Njeri më të mirë nuk po shoh. Reagimi i Kurtit për këtë ishte normal, më tha respekt dhe edhe unë i thash kam respekt ndaj jush. Mua nuk më qon peshë a heqet ajo më a jo. Unë e kam vendosur fotografinë deri në fund sepse e adhuroj Kurtin”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Krasniqi i cili është i ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin tha se pasi kishte vendosur fotografinë e Kurtit në veturë e kishte takuar atë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera