Lajme

Vendoset për seancën ndaj tre fëmijëve që e vranë dhe e groposën babain në shtallë

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 26 February 2024

Tre fëmijët e Pëllumb Matës, që dyshohet se vranë dhe groposën në atin në kasollen e bagëtive, dalin këtë mesditë para gjykatës.

Seanca për “vleftësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasve H. Meta, H. Meta dhe A. Meta te dyshuar per kryerjen e veprave penale te parashikuar nga neni 79/c,278/4 dhe 303 e 25 te K.Penal”, pritet të nisë në orën 12:00.

Hygerta, Hysen dhe Amarildo Mata u arrestuan, nën dyshimin se në bashkëpunim me njëri-tjetrin ekzekutuan të atin. Sipas tyre, dhuna në familja dhe vendimi për të fejuar Hygertën, 19 vjeçe, i shty drejt këtij akti ekstrem.

-Advertisement-

E reja mori përsipër krimin dhe deklaroi se veproi e vetme duke shfajësuar vëllezërit dhe të ëmën. Ajo tregoi se groposi të atin në kasollen e lopës dhe zhvendosi automjetin e tij disa kilometra larg banesës, në rrugën që lidh Shënavlashin me sektorin Rinia, për të larguar dyshimet nga banesa e saj. Megjithatë, hetimet nxorën në dritë të tjera fakte. Vrasjen e kreu djali. Ekzekutimi ka ndodhur në një dhomë të shtëpisë dhe më pas trupi është zhvendosur në kasollen, që ndodhej në oborr.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera