Vendoset gurthemeli i Qendrës Multifunksionale në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus
15:23 | 12 July 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ceku, dhe i mirëpritur nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, morën sot pjesë në vënien e gurthemelit të Qendrës Multifunksionale në Podujevë.
Kryeministri Kurti tha se kjo qendër do t’i ndihmojë të rinjtë që të kenë hapësira të përshtatshme për aktivitetet e tyre, dhe se Qeveria e ka nisur një reformë për rininë në Kosovë e cila shprehet jo vetëm pra në ligj të ri dhe në strategji shtetërore të re për rininë por gjithashtu edhe me këto infrastrukturat fizike sikurse kjo sot.
“Përkushtimi ynë për rininë sipas kryeministrit duhet të shprehet vazhdimisht anë e mbanë Kosovës, dhe se tashmë janë disa qendra të këtilla nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, përfshirë Mitrovicën, Pjetërshanin, e me radhë. Të njëjtën sot, kryeministri tha se po e bëjnë edhe në Podujevë e cila ka një rini të shkëlqyeshme dhe e cila meriton më shumë. ‘’Andaj edhe ne do të bëjmë çmos që t’i dalim borxh asaj në mënyrë që përfitimi edhe për vetë rininë por edhe për shtetin dhe të ardhmen të jenë sa më të mëdha’’, është shprehur ai.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, pasi falënderoi kryeministrin Kurti dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekun, për vizitën dhe këtë investim, tha se vlera e projektit është rreth 1 milion euro dhe është bashkëfinancim i Komunës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
“Kjo qendër multifunksionale e cila në total kap një sipërfaqe diku rreth 1450 m2, dhe e cila tani e tutje do t’ju shërbejë rinisë tonë, për arsye se deri tash aktivitetet e tyre i kanë zhvilluar në një sallë, palestër sportive në kushte improvizimi dhe besoj që me ndërtimin e këtij objekti këtyre të rinjve, sigurisht që do t’ju krijohen kushte shumë më të mira, më të përshtatshme për punë, pa i abstrahuar edhe OJQ-të e ndryshme, të cilat funksionojnë brenda komunës tonë, ku kanë me pas qasjen dhe mundësinë që bashkërisht t’i kryejnë aktivitetet e veta”, shtoi kryetari Bulliqi.
Qendra multifunksionale e Podujevës kap shumën afër një milion euro dhe do t’i ketë katër salla multifunksionale, amfiteatrin, hapësirën për ngjarje publike, sallën e mbledhjeve, administratën, dhe depot. Kohëzgjatja e punimeve për realizimin e këtij projekti parashihet të jetë 26 muaj.
Një nga veçantitë e këtij investimi me rëndësi të madhe është projektimi konform nevojave për qasje dhe mobilitet adekuat për persona me aftësi të kufizuar, për t’u siguruar që askush nuk privohet nga shërbimet dhe mundësitë që do t’i ofrojë kjo qendër. /Telegrafi/

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale t...
-
Qeveria për rritjen e tarifave të energjisë: Është e drejtë që të mos preken amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kWh
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka publikuar raportet konsultative pë...
-
Haradinaj për mospagesën e orëve shtesë të policëve: Këto skandale i shkojnë për shtati veç armiqve
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi policëve të Kosovës nuk ...
-
Policët ende pa kompensim për ndërrimet e natës dhe orët shtesë, Sindikata kërkon reagim nga Qeveria
Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për vonesat...
-
Rritja e tarifave të energjisë, INDEP thotë se raportet e publikuara nga ZRrE-ja kanë mungesë të theksuar transparence
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka dërguar sot në Zyrën e Rregulla...
-
Trump: Mark Brnovich do të jetë ambasador i SHBA-së në Serbi
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se e ka emëruar Mark Brno...
-
Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, miraton disa vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të 255-të në m...
-
Orav: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdẹkur
Në një kohë kur shumë njohës të rrethanave politike vlerësojnë se dialogu ndë...
-
Rritja e tarifave të energjisë, Ministria e Ekonomisë del me deklarim zyrtar
Ministria e Ekonomisë ka reaguar pas raporteve të ZRrE-së, lidhur me shqyrtim...
-
“Krenari”, Ramush Haradinaj reagon pasi shqiptari nga Tirana merr komandën e një luftanijeje amerikane
Një shqiptar ka marrë komandën e një luftanijeje të marinës amerikane, duke s...
-
Manaj do të jetë nënkryetari i ri i Prishtinës, premton angazhim dhe përkushtim
Shkëmb Manaj do të jetë nënkryetar i Komunës së Prishtinës. Pasi Alban Zog...
-
Berat Lahu njofton për largimin nga VV, ripërsërit akuzat ndaj Gëzim Sveçlës për çështjen e pronave në Badoc
Asamblisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Berat Lahu, ka bërë të ditur lar...