Vendoset gjithçka për ndeshjen Kika – Bashkimi
Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 12 September 2017
Është vendosur gjithçka për ndeshjen Kika – Bashkimi që u zhvillua gjatë javës në Ligën e Parë të Kosovës. Klubi i Bashkimit u ankua shumë në Federatën e Futbollit të Kosovës, dhe kërkuan që rezultati i takimit të vendoset në tavolinë. Megjithatë kjo është refuzuar nga Komisioni i Garave, të cilët vendosën për rezultatin e ndeshjes 2-1 (ashtu siç u mbyll takimi), shkruan IndeksOnline.
V E N D I M
1. REFUZOHET si e pabazuar ankesa e KF “Bashkimi” (K) dhe ndeshja regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë, me rezultat 2-1 në favor të KF “Kika” Hogosht.
Arsyetim
Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes së javës së 3-të të Ligës së Parë të Kosovës ndërmjet KF Kika – KF Bashkimi (K), konstatoi se KF “Bashkimi” (K) ka ushtruar ankesë në parregullsinë e paraqitjes së një lojtari të KF “Kika” me nr fanellës 20, Arian Mustafa, në pjesën e parë të protokollit dhe 34 në fanellë. Komisioni i Garave pas administrimit të gjitha shkresave të ofruara konstatoi: se lojtari i KF Kika, Arian Mustafa në faqen e parë të protokollit ka qenë i shënuar me nr 20, kurse në fanellë me nr 34, që dëshmohet në faqen e dytë të protokollit te ndërrimi i lojtarëve, prandaj në rastin konkret kemi të bëjmë me lëshim teknik e jo substancial, që do të ndikonte në miratimin e ankesës së KF ‘Bashkimi’ (K). Pasi që kemi të bëjmë me lëshim teknik refuzohet si e pabazuar ankesa e KF ‘Bashkimi’ (K) dhe ndeshja regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë 2-1.
Nga theksimet e lartshënuara u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.
KËSHILLË JURIDIKE:
Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, dt. 12.09.2017.
Të tjera
-
“Nuk më ka bërë dhuratë Ministria”- Këshilltari i Pecit flet pasi mori grantin 100 mijë eurosh
Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në...
-
Opozita bllokon akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë
Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e...
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...
-
“Turp duhet me të ardhë” – Hykmete Bajrami me fakte e zë në rrenë Mefail Bajqinovcin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se e ka zënë në rrenë deputetin...
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...