Lajme

Vendosen maska dhe dezinfektues në pritoret e autobusëve në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 08 July 2020

Qytetarët që udhëtojnë me autobusë të “Trafikut Urban” në Prishtinë, nuk lejohen të futen brenda pa pasur të vendosur maskën.

E për këtë, Komuna e Prishtinës ka gjetur zgjidhje me ndihmën e Humanity First Kosova. Nëpër pritoret e autobusëve në kryeqytet janë vendosur maska dhe dezinfektues të dhuruar nga kjo organizatë për qytetarët.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Mirëqenies Sociale në Prishtinë, Dren Kukaj, përmes një postimi në Facebook.

-Advertisement-

Kukaj ka shkruar se 15 pritore të autobusëve janë furnizuar me dezinfektues dhe maska.

“Prej sot 15 pritore dhe pika të ndryshme do të jenë të pajisura me maska dhe dezinfektues”, ka shkruar Kukaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera