Lajme

Vendosen çadra kundër diellit në Mekë

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 25 Gusht 2017

Çadra të palosshme do të instalohen në oborret dhe nëpër katet e xhamisë së Madhe në Mekë vitin e ardhshëm.

Kjo gjë do të bëhet për të mbrojtur pelegrinët nga dielli dhe të nxehtit, njoftoi komandanti i forcave të sigurisë të Haxhit.

Çadrat do të mbulojnë një sipërfaqe prej 53×53 metra, duke i bërë ato më të mëdhatë në botë.

-Advertisement-

Komandanti i forcave të sigurisë në xhami, Major Gen. Mohammed Al-Ahmadi, tha se temperaturat janë relativisht të ulëta brenda xhamisë.

Kjo për shkak të ajrit të kondicionuar, por çadrat do të ofrojnë komoditet për pelegrinët në oborret dhe nëpër katet e xhamisë.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy