Lajme

Vendos Kryesia, të martën seancë e jashtëzakonshme

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 10 April 2020

Kryesia e Kuvendit, vendosi që propozimi i PDK-së për pakon emergjente 320 milionë euro të trajtohet të martën në seancë.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës edhe formalisht vendosi që Kuvendi i Kosovës të mblidhet të martën nga ora 11:00 në seancë të jashtëzakonshme sipas kërkesës së PDK-së dhe deputetëve nënshkrues.

Në këtë seancë, PDK-ja ka propozuar miratimin e një pako emergjente financiare prej 320 milionë euro për të ndihmuar punëtorët e sektorit privat, bizneset dhe gjitha kategoritë shoqërore që po ballafaqohen me pandeminë Coronavirus./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera