Lajme

Vendos Komisioni Disiplinor: Tahir Batatina dënohet me dy ndeshje dhe 500 euro gjobë

Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 11 September 2024

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është dënuar me dy ndeshje nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të lëshuar nga Federata e Futbollit të Kosovës në sajtin e tyre zyrtar.

Njoftimi i Komisionit Disiplinor të FFK-së:

-Advertisement-

“I. Kryetrajnerit të KF “Llapi“ nga Podujeva, z. Tahir Batatina me numër të ID-së 01144M77, i shqiptohet masa disiplinore. “Dënim me mos ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.

II. Kryetrajnerit të KF “Llapi” nga Podujeva, z. Tahir Batatina me numër të ID-së 01144M77 i shqiptohet “Dënimi me gjobë prej 500.00 € (pesëqind euro)”, i cili duhet të paguhet në afat prej tetë (8) ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi”, shkruhet në vendimin e FFK-së.

Ai është dënuar për arsye se ka përdor gjuhë fyese ndaj gjyqtarëve si dhe tifozëve.

Batatina nuk do të jetë në krye të Llapit si shkak i dënimit ndaj Dritës dhe Ferizajt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera