Lajme

Vendos Gjykata Supreme: Hani i Elezit nuk shkon në rivotim

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 25 October 2021

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë vendimin e Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që komuna e Hanit të Elezit të shkojë në rivotim.

Këtë e ka bërë të ditur Supremja përmes një komunikate për media, shkruan Gazeta Infokus.

“Në një gjendje të tillë faktike, Gjykata Supreme e Kosovës nuk mund të pranojë si të bazuarqëndrimin juridik të PZAP-it, si në vendimin e ankimuar, për faktin se PZAP, ka dështuar të japë
arsye për vendosjen si në dispozitivin e aktvendimit të atakuar me ankesë”, thuhet mes tjerash në vendimin e Supremes.

-Advertisement-

Kështu Kolegji i Gjykatës Supreme e ka aprovuar si të bazuar ankesën e kandidatit për kryetar të komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe ka anuluar vendimin e PZAP-së, duke e kthyer çështjen në rivendosje.

Ndyrshe, kandidati i pavarur Rufki Suma, për Kryetar të Komunës së Hanit të Elezit, ka paraqitur ankesë kundër Subjektit Politik Partia Demokratik e Kosovës, për shkak të presionit ndaj votuesve, për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës të datës 17 tetor 2021./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera