Sport

Vendos FFK, ja kur do të përfundon Superliga e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 27 April 2021

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së pasditen e së martës ka mbajtur mbledhjen e radhës nën drejtimin e kryetarit, Agim Ademi, shkruan Gazeta inFokus.

Në këtë mbledhje është diskutuar për dyshimet për kurdisje të ndeshjeve në kampionat si dhe janë marrë disa vendime.

Nder vendimet e marra nga Komiteti Ekzekutiv është edhe datat e përfundimit të Superligës së Kosovës.

-Advertisement-

KE i FFK-së ka vendosur që elita e futbollit kosovar ta përfundoj sezonin me 23 maj.

Deri në përfundim të këtij edicioni kanë mbetur edhe gjashtë xhiro, ku aktualisht Ballkani është lider me 64 pikë, aq sa ka edhe Drita që renditet e dyta, kurse Prishtina mbetet e treta me 63 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera