Lajme

I vendos eksploziv në banesë, në kërkim 32-vjeçari

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 02 June 2017

Një 32-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Fushë Krujës, pasi dyshohet se ka vendosur një sasi lënde plasëse artizanale në banesën e një 43-vjeçari.

Policia bën të ditur se rreth orës 03.20 të 1 qershorit në Arrameras ka shpërthyer një sasi e vogël lënde eksplozive artizanale në murin e shtëpisë së D. T, 43 vjeç. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një fitil zjarrpërcjellës 16 cm dhe një qese plastike me ngjyrë të verdhë. Ndaj L. Ç, 32 vjeç rëndon akuza e shkatërrimit të pronës me eksploziv

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera