Lajme

Vendimi për Vulinin, Bislimi: Thellon shqetësimet për të drejtat dhe sigurinë e pakicës shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 20:43 | 04 November 2024

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka shkruar në “X” për vendimin e Gjykatës Supreme të Serbisë në lidhje me akuzën e tij ndaj zëvendëskryeministrit serb Aleksandar Vulin.

Ai është shprehur se diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes tani janë normë në Serbi dhe tha se ky vendim thellon shqetësimet në lidhje me të drejtat dhe sigurinë e pakicës shqiptare.

“Diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes tani janë normë në Serbi. Me sa duket është e ligjshme sipas ligjit serb të përdoren terma nënçmues ndaj shqiptarëve”.

-Advertisement-

“Vendimi i Gjykatës Supreme të Serbisë për deklaratat e Vulinit thellon shqetësimet tona në lidhje me të drejtat dhe sigurinë e pakicës shqiptare”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera